Këngëtarja: Në Shqipëri bëhesh e famshme duke ekspozuar hiret
Këngëtarja shqiptare Krusita, thotë se në Shqipëri është shumë e lehtë për të bërë e famshme, mjafton të ekspozosh hiret e tua.
“Në vendin tonë është shumë e lehtë të bëhesh e famshme edhe pa bërë asgjë në jetë.
Mjafton të kesh hiret, të menaxhosh mirë faqen e Instagramit dhe ‘voila’ mbledh aty mijëra ndjekës.
Bëhesh tërheqëse për brende të ndryshme, të cilët të zgjedhin për t’u bërë imazh apo për t’u reklamuar produktin.
Por kjo nuk është fama që unë kërkoj.
Kam shumë ndjekës në Instagram, kam refuzuar bashkëpunime me brande të ndryshme dhe kjo ka qenë zgjedhja ime.
Unë dua të jem e famshme për atë që di të bëj mirë”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën Bordo.