Robert Aliaj: Po jetojmë një epokë me b***ë përpjetë, ku na imponohet një grup i vogël
Robert Aliaj ka reaguar ashpër me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale në lidhje më debatin që është hapur prej disa kohësh, ku grupe të LGBT-së kërkojnë vendosjen e konceptit “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.
Ndër të tjera Roberti shprehet se ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq.
Ai i cilëson si klane të rrezikshme të cilët kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen.
“Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me bythë përpjetë, ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut. Kujtoj kërcënimin e një pastori live në televizionin Top Channel.
Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq.
Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë. Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm.
Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.
Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall, apo që shumë shpejt të keni mundësi të blini fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”, ka shkruar ai.