Mevlan Shanaj feston 80-vjetorin e lindjes, bashkëshortja i bën urimin emocionues

Sot, është një ditë e veçantë për regjisorin dhe artistin e mirënjohur shqiptar, të madhin Mevlan Shanaj.
Ai feston plot 80 vite jetë dhe si çdo vit, pranë tij qëndron njeriu më i dashur, bashkëshortja, shoqja e tij e jetës, poetja e shquar Natasha Lako.
Çifti i njohur, që prej dekadash kanë ndërtuar një histori të rrallë dashurie, mes artit dhe jetës, është shembulli i një lidhjeje që ka sfiduar kohën dhe i ka treguar botës që dashuria e vërtetë nuk është vetëm ajo nëpër filma e libra, apo në dritat e skenës.
E teksa vitet kanë rrjedhur “lumë”, Natasha ka ardhur në këtë ditëlindje të 80-të të shokut e bashkëshortit të saj me një postim ku nuk nguron t’i shprehë se sa i rëndësishëm dhe i shtrenjtë është ai për të.
“Burri qe ka gjithe vitin qe po pret 80 vjetorin. Ka lindur ne Ngracan , ne 7 shkurt te dimrit te vitit 1945. E para mbetet per mua ne kujtese kasollja ku ka lindur, pasi shtepia Shanaj ishte shkrumbuar nga lufta.
Dhe kjo kasolle nuk ka si te mos me kujtoje edhe lindjen e Krishtit. E perforcojne kete kujtese edhe trungjet e ullinjve mallakastriote.
Kete burre qe u be bashkeshorti im, ne mendje une e quaj David, por ai nuk e di.
Dhe kaq per te mos humbur privacine, te cilen kineaste si Mevlani e kthejne ne shpirt filmik.
Novator per sondimet artistike, qe do te thote perhere i ri.. Zemer per mua. Domethenie!”, shkruan Natasha Lako.