23 Dhjetor, 2024

Një letër emocionuese për vajzën e Luftar Pajës

 Një letër emocionuese për vajzën e Luftar Pajës

Nga Pëllumb Kulla

Duke shfletuar shënimet gjeta një urim të ngrohtë për një mikeshën time të fejsbukut.E kjo mikeshë nuk ishte kush tjetër veçse vajza e mikut tim të vjetër, aktorit Luftar Paja…

Ishte një ditë maji në mos gabohem e Nikoleta kishte ditën e lindjes që unë e rastisa mes urimeve të tjera e desha ta bashkoja me to dhe urimin tim.

E i shkrova: Gëzuar Ditën e Lindjes, moj e mira Nikoleta Paja! Ta gëzosh me familjen tënde të ngushtë, që e shtrin gëzimin në familjen e gjerë Paja dhe tek të gjithë dashamirësit e tu.

Tek ata bëjmë pjesë edhe unë dhe ime shoqe, teta Xhuli.

Në këtë ditë kam dëshirë t’i bashkoj urimit përsëritjen e një komentin tim të ca javëve më parë, por këtë radhë me arsye më festive dhe në një vend më të dukshëm, në faqes time të fejsbukut.

Atë ditë, vija në dukje finesën tënde në fushën e humorit, në gjërat që zgjedh dhe poston për të kënaqur miqtë e tu. E mes shumë të tjerash, kujtoja atë bisedën mes dy plakave që bluanin e përtypnin kujtimet e tyre, teksa njëra i thoshte shoqes:

“Të kujtohet, moj Salushe, kur ishim të reja, sa të bukura ishim ne të dyja? E sidomos unë! Kurse tani: Yyyyy! Jemi bërë të shëmtuara, sa s’thuhet! E sidomos ti!”.

Shpesh, moj Nikoletkë e mirë, gjej tek postimet e tua këtë humor, kaq të hollë, dhe nuk ka rëndësi e ke të hasur, apo të sajuar… Ai dëshmon edhe sensin e humorit tend të fismë.

Dhe kur e gjej kaq ftë hollë dhe elegant, trishtohem e them: Sa keq që kësaj vajze, që tani është bërë nënë e mbase gjyshe, po ia ve re humorin tani! Ne, dy familjet Paja dhe Kulla, që prindër e fëmijë tok, na mblidhte, ajo estrada aty në Fier, ku i paskemi patur sytë dhe veshët?!

Ne, humoristen më të thekur, më humor-hollën dhe më premtuesen, paskemi patur Nikoletën! Nuk paskan qene gjë, as i ati, Luftari, as Xhuli, as Gazi! E sidomos unë!

Të përqafojmë fort, fort, fort!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *