23 Dhjetor, 2024

Divorci nga Agim Shuke, aktorja e njohur: Nuk e kam dashur kurrë, më ngritën kurth!

 Divorci nga Agim Shuke, aktorja e njohur: Nuk e kam dashur kurrë, më ngritën kurth!

Aktorja e njohur e kinematografise dhe teatrit, Mirketa Çobani, ka ardhur me një rrëfim për jetën e saj private dhe karrierën ne “Living Room”.

E kthyer pas në vite, Mirketa tha se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori i ndjerë, Agim Shuke.

Madje në rrëfimin e saj, aktorja zbuloi për herë të parë edhe vështirësitë e marrëdhënies së tyre dhe se ishin rrethanat ato që e detyruan që të martohej.

“Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë.

Më thoshin “k”. Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë”, tha ajo në emisionin “Living Room”.

“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin.

Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Kjo ishte jeta, destini është destin. Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur.

Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë.

Më thoshin “k”. Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë.

Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më linte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava sepse nëna e tij ishte shumë agresive.

Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’.

Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Ky nuk më mbrojti asnjëherë”, tregoi ndër të tjera Mirketa Çobani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *