19 Shtator, 2024

“Banakieri po tallej, ndërsa unë qaja” – Një kujtim me Bep Shirokën

 “Banakieri po tallej, ndërsa unë qaja” – Një kujtim me Bep Shirokën

Shumë prej aktorëve shqiptarë, përveçse artist të mëdhenj, kanë treguar edhe vlera të larta njerëzore.

Sepse nuk mund të jesh një aktor i madh, pa qenë dhe njeri i tillë.

Një prej tyre është Bep Shiroka.

Një prej fansave të faqes sonë “Aktorët shqiptarë”, Altin Spahiu, sjell një kujtim prej aktorit të madh shkodran.

“Ne ’81 apo ’82 shkuam ekskursion nga Fieri ne Vlore.

Te nje lokal pa vajtur te kampi i puntoreve doja te blija nje kulaç 5 lekesh, por me kishin humbur parate.

Banakieri filloi te tallej, ndërsa une po qaja. Isha vetem 10 vjeç.

Ne nje tavoline ne kembe po pinin kafe tre burra, dhe njeri iu drejtua banakierit:

-Ç’fare ka ai djale qe po qan?

Banakieri ia shpjegoi se me kishin humbur leket dhe ai burre tha “jepi djalit kulaçin se paguaj une”.

Pas ndonje viti kur pashe filmin “Kercenimi” ju thashë prinderve se ky eshte ai xhaxhi qe me bleu kulaçin.

Ishe Bep Shiroka. Artist dhe njeri i perkryer. Shkodranet mund te flasin me shume per te”, shkruan ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *