20 Shtator, 2024

55 vjet i martuar me aktoren e njohur, Pëllumb Kulla: Do isha çmendur nëse me thoshe jo

 55 vjet i martuar me aktoren e njohur, Pëllumb Kulla: Do isha çmendur nëse me thoshe jo

Pëllumb Kulla ka kujtuar me një mesazh emicionues, ditën e martesës me aktoren e njohur Xhuliana Kulla.

Janë 55 vjet bashkë, dhe ende të dashuruar.

“Të pres! Të pres! Të pres!

Më ke thënë për nesër… Nëse të ndodh gjë më dërgo një telegram e më thuaj: “nuk vij dot!”

Por, të lutem, mos ma dërgo! Ose po deshe të më çmendësh, dërgoje dhe pastaj eja të më takosh kur të duash!

Por kij parasysh se këtu, në çmendinën e Vlorës, vizitat bëhen vetëm të enjteve!

Ishte 3 gusht 1969!…

Ajo erdhi, e evitoi çmendinēn… Erdhi dhe deri sot, 55 vjet, nuk është kthyer më askund”, shkruan Pëllumb Kulla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *