6 Tetor, 2024

“Ka qëndruar 6 muaj në psikiatri…”- Analisti i përgjigjet ashpër djalit të Zef Dedës: Kujt ia tregon këto ti….

 “Ka qëndruar 6 muaj në psikiatri…”- Analisti i përgjigjet ashpër djalit të Zef Dedës: Kujt ia tregon këto ti….

Aktori i humorit, Julian Deda disa ditë më parë, ka bërë një rrëfim për babain e tij të ndjerë, Zef Deda.

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ai ka treguar vuajtjet e të atit në kohën e komunizmit.

Juli tha se të atin e kanë futur në psikiatri për 6 muaj, pasi nuk e besonin që kishte një problem shëndetësor në këmbë, për të cilin ai kërkonte që të dilte jashtë shtetit dhe ta kuronte, pasi në vendin tonë ndërhyrja nuk mund të bëhej, dhe ajo që mjekët i kishin thënë ishte se do t’i prisnin këmbën.

Por për këtë deklaratë, si dhe për disa thënie të Frederik Ndocit, ka reaguar ashpër analisti Ilir Demaliaj, që jeton prej vitesh në SHBA.

“Nuk mund të nderosh një njeri më shumë se me të vërtetën – Plato.

Në Shqipëri ose gënjehet në mënyrë të paturpëshme që tashmë është modë në shfaqjen e kranet televizive VIP, ose gjëndja psiko-mendore aluçinante është aq rëndë, sa deliri mithomanise-pathologjikë ka krijuar një gjëndje oborri psiqiatrik mediatik-kulturor kombëtar.

Po lexoja që djali i Zef Dedës, ai që është në BB VIP, Sigurimi i Shtetit e paska shtruar gjashtë muaj në psiqiatri Zefin, si armik i pushtetit. Kjo është arsyeja që këta në post ‘90 u bëne me sekretarin PPSH, shokun Sali.

Në Podcast-in e kryeministrit, Rick Ndoci, pa ju dridh syri, i thotë kryeministrit: reporter i këngëve që ka kënduar, nuk është 35 mijë këngë, por 40 mij këngë të kënduara prej tij.

Rolling Stones, Elvis Presley, Beatles, Bob Marley, Jimi Hendrix, Bob Dylan, The Doors, Tina Turner, Janis Joplin, Frank Sinatra, të gjithë së bashku nuk i bëjnë 4 mijë këngë të kënduara. Riku, vetëm ka 10 fishin e tyre.

Më poshtë vazhdon me një leter anonime për Rikun, ku e akuzojnë në 1982 per agjent të UDB-se, KGB-se, CIA, SIM-i, SIS etc. Me pas Rikun e ndaluan nga muzika dhe në Tiranë duhet vinte vetën me leje nga Dega e Brendëshme Shkodër për të kënduar në Dekadat e Majit.

Riku, kur e thiri shoku Foto Çami dhe e dërgojë ke Ramizi, nuk e p…  Degën e Shkodrës, po u nis në Tiranë pa leje Dege për Dekadat e Majit bashkë me motrat.

Të gjithë fëmijët e familjes Ndoci, megjithëse të “interrnuem” sa në Shkodër, në shtëpi të vet, sa në konviktet e Tiranës si studentë të ILA, këndonin në festivale e Dekada Maji, dhe Riku dhe pjesmarrës ne filmat e Kinostudios Shqipëria e Re.

Të gjitha bëmat e gjëmat e Rikut, kryeministri i dëgjonte me qetësi, megjithëse e di shumë mirë si është e vërteta, dhe duke njohur Edin, nuk besoj kurrë që i beson. Dikur Edi, këtë soj personazhesh i kishte objekt për të bo gallatë.

Janë shtuar shumë personazhe si Dh.T”, shkruan Demaliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *