27 Dhjetor, 2024

Rita Lati rrëfen se rrihej nga bashkëshorti: Në estradë shkoja e nxirë, mamaja më thoshte “vdis tek burri”

 Rita Lati rrëfen se rrihej nga bashkëshorti: Në estradë shkoja e nxirë, mamaja më thoshte “vdis tek burri”

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Rita Lati është shprehur se donte të ndahej nga i shoqi i dhunshëm, por e ëma i thoshte që “vdis tek burri”.

Aktorja tregoi se mori vendimin për t’i dhënë fund martesës vetëm kur pa tmerrin që po përjetonte vajza e saj, Roza Lati.

Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime por ato gabime janë të Ritës.

Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes.

I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mamin, por se mendoja unë që do të dilte në Big Brother dhe do e dëgjonte e gjithë dynjaja.

Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. 

Shkoja me të kuqe në punë, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje.

Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. Më pa një shoqja ime.

‘I thashë jam rrëzuar’. Më tha ‘Ua paske një vaskë tha ajo’ (Qesh). Jam rrëzuar tek vaska i thashë.

E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Po sa dilja në publik harroja çdo gjë, kjo është Rita.

Kemi pasur edhe ditë të bukura bashkë, por kur Roza merrte kukullat dhe fshihej sa dëgjonte zilen, kur terrorizohet fëmija, aty s’ka jetë më”, u shpreh Rita Lati në Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *