Ndahet nga jeta aktori i njohur Vasillaq Godo
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo.
Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ne vitin 1962.
Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.
Është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli.
Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.
Faqja jonë i shpreh ngushëllime familjes.