20 Shtator, 2024

“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen bisedën me aktoren dhe miken e saj: Po deshe ti ik kur të duash

 “Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen bisedën me aktoren dhe miken e saj: Po deshe ti ik kur të duash

Aktorja Margarita Xhepa, gjatë intervistës në Exclusive në Top Channel përmendi edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me kolegen Tinka Kurti.

Gjatë festës së 90-vjetorit, disa ditë më parë, aktorja rrëfeu një pjesë bisede mes tyre.

“Jemi shumë të afërta, shumë shoqe, bashkëpunojmë, në festivale. Unë dhe aktorja e mrekullueshme Tinka Kurti e kemi fillu artin në moshë shumë të re, kemi punuar një jetë të tërë, aty aty jemi ajo, pak më e madhe se sa unë.

I thashë Tinkë shumë po rrojmë, Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’.

Ndoshta do të trokasë dera do të xhirojmë edhe ndonjë film tjetër”, tha aktorja e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *