26 Dhjetor, 2024

Mevlan Shanaj: Buka, për ne shqiptarët është sinonim i ekzistencës!

 Mevlan Shanaj: Buka, për ne shqiptarët është sinonim i ekzistencës!

Nga Mevlan Shanaj

Kur isha i vogël fare që rrija pranë nënës, e kishte bërë si zakon që ma ngjyente bukën e zezë të madhe 52 (kështu i thoshin) me kafe!

Ajo binte rehat dhe unë kënaqesha! Me sa duket u mësova me kafe dhe më pas kur gjoja u rrita edhe kur u rrita tamam pija shumë kafe, më vonë edhe pa sheqer deri në 6-7 kafe në ditë!

Më 1991 isha në Romë për tre muaj dhe një ndër miqtë Gabriele, fotoreporter që i kishte ardhur fati nga një foto me shqiptarët e gushtit 1991 në stadiumin e Barit, më ftonte në shtëpi!

Një pasdite i ati i tij më nxori një verë, siç dihet që e përdorin në çdo rrethanë, më tha vera më shumë se me çdo gjë të shijon me bukë!

Pimë verë me bukë! Pra pas kafesë me bukë, mësova se edhe vera të shijon me bukë!

Buka, për ne shqiptarët sinonim i ekzistencës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *