26 Dhjetor, 2024

“Më degjeneroi live” – Vajza e aktores Rita Lati rrëfen historinë me të ëmën: Më mohoi si fëmijë…

 “Më degjeneroi live” – Vajza e aktores Rita Lati rrëfen historinë me të ëmën: Më mohoi si fëmijë…

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer një histori të sikletshme në kohën kur jetonte me të ëmën, aktoren Rita Lati.

Banorja e “BBVIP” tregoi se e ëma i ka bërë moral në një interviste para të gjithë shqiptarëve, pasi ajo qëndronte jashtë deri në orët e para të mëngjesit me shoqërinë dhe shkonte në shtëpi e bërë “tapë”.

Kur kam jetuar me mamin, mami nuk flinte gjumë derisa të ikja unë në shtëpi. Ka qenë një darkë që unë kam dalë me shoqërinë time për një ditëlindje. Shkoj në shtëpi në orën 6 të mëngjesit.

Thoja me vete ishalla është në gjumë dhe nuk më dëgjon mami. Sa hap derën mami ishte ulur te televizori, sa më shikoj mua fiku televizorin dhe iku. U lirova 200 kile se s’më bëri moral. Në 10 kishte interviste te Topi.

Në intervistë e sipër gazetarja e pyet ‘si i ke marrëdhëniet me Rozën’. ‘Kush është kjo, se njoh’ i tha. ‘Skam fëmijë, fëmijë ke ti që të vjen në orar në shtëpi’. Të gjithë moralin ma ka bërë para ekranit”– tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *