27 Dhjetor, 2024

“Puthja e parë” në Shqipëri, Xhevair Zeneli: E kisha të fejuarën në dhomën tjetër, ajo u habit…

 “Puthja e parë” në Shqipëri, Xhevair Zeneli: E kisha të fejuarën në dhomën tjetër, ajo u habit…

“Shkëlqimi i përkohshëm” është një nga filmat më të spikatur, ku aktori Xhevahir Zeneli, i cili kishte rolin kryesor të Danes, dëshironte të largohej nga fshati.

Në film, ai si djal nga fshati dashurohet me një vajzë nga qyteti dhe përfitimet që kishte prej saj, i dhanë mundësinë të luante në një skuadër.

Dane dha edhe puthjen e parë në film, ku pikërisht, për këtë episod ka treguar edhe prapaskenat.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Zeneli tha se episodi i puthjes u regjistrua në një hotel në Përmet, ndërsa në dhomën ngjitur kishte edhe të fejuarën.

Kjo e fundit, episodin e puthjes, e mësoi në premierën e filmit, por aktori shtoi se nuk e kishte aspak xheloze partneren e tij.

Kjo skena është bërë në hotelin e Përmetit dhe ngjitur me këtë dhomë ka qenë e fejuara ime në atë kohë dhe ajo nuk dinte asnjë gjë se çfarë po bëhej nga ana tjetër e murit.

Vetëm në premierën e filmit pastaj kur e pa u habit. Ajo nuk u bë xheloze.

Unë i kisha folur për artin e kinemasë, mos shiko që janë dy veta që puthen se janë edhe 40 të tjerë aty mbrapa që e shikojnë.

Në premierat e filmit, ajo vinte gjithmonë. Unë bëra dy çuna të mrekullueshëm dhe u lidhëm pas tyre shumë”, tha Zeneli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *