7 Tetor, 2024

Për Ceken e Beratit, që sot ka ditëlindjen….

 Për Ceken e Beratit, që sot ka ditëlindjen….

Cekja i Beratit i thon’,

por është i gjithë Shqipërisë,

plot humor seç na dhuron

fantastik i komedisë.

 

Një baba tepër zemrat tundi

veshur plot origjinalitet,

ky Zefir që paret humbi

zemrat tona fitoi përjet.

 

Muçon krismat nuk e ndalin

dhe prej burgut nuk ka frik’,

jetën jep veç për djalin

me fagot si automatik.

 

Kiles prej qiellit paratë i ranë

ai i dorëzoi me ndershmëri,

qielli ne Ceken na e solli pranë

të na lumturojë në përjetësi.

 

Fjalëkryqin Filipi zgjidh

trurit zbor i bën gjithmonë,

një fshatar gomarin lidh

rend drejt lajmesh që fillojnë.

 

Si doktori popullor

plagët e shpirtit na shëron,

siç tutkalli djeg çdo morr

me buzëqeshje na shkrumbon.

Tomas Menkshi- kushtuar aktorit Sejfulla Myftaraj në ditëlindjen e tij.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *