27 Dhjetor, 2024

Mevlan Shanaj i shokuar: Kjo është e tmerrshme, lemeritëse, një çmenduri kombëtare…

 Mevlan Shanaj i shokuar: Kjo është e tmerrshme, lemeritëse, një çmenduri kombëtare…

Dje në rrjet ka qarkulluar një lajm sipas të ciliët, plot 45 mijë shqiptarë kanë çuar letra kundër Ismail Kadaresë në Suedi, që ai të mos fitojë çmimin Nobel.

Kuptohet, këto letra nuk janë çuar njëherësh, por vit pas viti.

Pas këtij lajmi ka reaguar i shokuar regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj.

Sipas tij, nëse ky lajm është i vërtetë, kemi të bëjmë me një fenomen botëror.

Ai shkruan se kjo tregon dhe karakterin e një kombi.

“E tmerrshme, lemeritëse më shumë se  çmënduri kombëtare, sipas Roland Qafokut, kundër këtij njeriu (në fakt gjeniu) paskan vajtur në Suedi 45000 ( dyzetëepesëmijë) letra!!!!!!

Nëse është vërtetuar se janë dërguar 45 mijë letra kundër Ismail Kadaresë në Suedi, mendoj se është një fenomen botëror dhe vetëm ky fakt duhet të çmohet dhe të krijohet një muze botëror për “karakterin” e një kombi”, shkruan i shokuar Mevlan Shanaj.

2 Comments

  • Skam lexuar asnje liber te Kadares jo per faj te Kadares por per fajin tim.
    Nuk i kam thene asnjihere miremengjesi a naten e mire dhe kjo nuk me ben te lumtur apo xheloz.
    Eshte mbi te gjitha detyrim per ate cfare je e cfare perfaqeson qe te respektosh ikonat e gjakut e gjuhes tende ndryshe je nje qenie boshe qe nuk meriton as te marresh frym.

  • Në qoftë se eshte e vërtet është turpe, por Z. Kadere e mohoi vetë krijimtarinë e tij me të cilën është njohur në botë. Nuk e di se çfarë vepra ka shkruajtur pas 90 që janë për tu vlerësuar me këtë çmim. Sa për “gjeni” është fjale e madhe dhe zotnia në fjalë nuk mendoj se meriton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *