Ribashkohen pas 47 vitesh protagonistët kryesorë të filmit ikonë “Lulëkuqe mbi mure”
Pak ditë më parë u njoftua se një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare “Lulëkuqet mbi mure” do të restaurohej në formatin 4K.
Si fillim lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama, ku nëpërmjet disa pamjeve të shkëputura nga filmi, tregoi se do të mbahej premiera e filmit të restauruar.
Mesa duket, përveç artdashësve, filmi bëri bashkë pas 47 vitesh në premieren e tij edhe aktorët protagonistë të filmit si, Krenar Arifin në rolin e Sulos, Timo Fllokon në rolin e mësues Luanit, Strazimir Zaimin në rolin e Jaçes dhe Artur Hoxhollin në rolin e Bardhit.
Ata u bënë bashkkë pikërisht ditën e shfaqjes së filmit të restauruar.
Foto e tyre, e publikuar nga faqja jonë “Aktorët shqiptare” ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, nga nostalgjikët e këtij filmi ikonë.