Sotiraq Bratko (Tirka) festoi 72-vjetorin, pensioni qesharak me të cilin shteti vlerëson aktorin e njohur
Aktori i njohur shqiptar Sotiraq Bratko festoi 72-vjetorin e lindjes.
Ai njihet për rolet e tij të shumta nëpër filmat shqiptarë, ku më së shumti mbahet mend për rolin që ka luajtur te filmi aq i dashur për publikun “Shoqja nga fshati” si “Tirka”.
Tashmë ai është në pension dhe shuma që aktori i njohur merr në muaj është vetëm 131 mijë lekë të vjetra.
Shumë kjo që është e vërtet qesharake, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.
“Ta gëzosh pensionin 13.100 lekë Sotiraq Bratko! “Na mbive në sy o Tirkë… Në mbive në sy Sotiraq Bratko…, hapim televizorin dhe në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë ti, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë ti.
I nderuar dhe respektuar, gjithmonë ti. I vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po ti… dhe sot që ke marrë statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh ti, me sytë e qeshur dhe buzën në gaz, i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lekë.
I buzëqeshur, ndonëse “të mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty, i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata që aq shumë të afrojnë kur iu duhesh…
I buzëqeshur miku im, sepse ti je ai që rrallëkush bëhet. Je ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh…Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!!!”, shkroi gazetari Ilir Jano në një postim në rrjetet sociale një vit më parë.
1 Comment
E kanë mëndjen të rriten rrogat e deputetëve, ministrave,kush po pyet për heronjtë e KINEMATOGRAFISË,aq të dashur për publikun, NJË kontrast që e kuptojnë por nuk DUAN. RESPEKTE PËR ARTISTIN E KINEMATOGRAFISË SOTIRAQ BRATKO,ARTIST ME PËRMADA BASHKOHORE,ARTIST ME VLERA QË POPULLI JU ËSHTË MIRËNJOHËS GJITHË JETËN,JU DHE GJITJË PLEJADËS SË ARTISTËVE SHQIPTARË.