7 Tetor, 2024

Bujar Asqeriu: Kur e kuptova se kush ishte Mirush Kabashi, i vuri vulën madhështisë së tij me “Sokratin”

 Bujar Asqeriu: Kur e kuptova se kush ishte Mirush Kabashi, i vuri vulën madhështisë së tij me “Sokratin”

Aktori Bujar Asqeriu ka folur për humbjen e madhe të kolegut të tij, artistit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Bujar Asqeriu, në një lidhje telefonike me News24, e përshkruan Mirush Kabashin si një aktor të rrallë tragji-komik, i cili i vuri vulën madhështisë së tij me figurën e “Sokratit”.

“Të gjithë u hidhëruam nga lajmi shumë i trishtë i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit.

Aktor i rrallë tragji-komik. Ai u shndërruar në një ikonë. Kabashi donte të vinte vulën me figurën e paharruar të “Sokrati”” u shpreh fillimisht ai.

Më pas ai tregon, momentet kur e ka njohur Kabashin, që daton herët në vitin 1979, gjatë xhirimeve të filmit “Radio Stacioni”.

Asqeriu shton se, Kabashi me interpretimet e tij të poezisë, padashur kthehej në një magjistar.

“Kabashin e kam njohur herët, kam luajtur në kinema edhe teatër. Vitet e fundit jem shoqëruar shumë se merrnim pjesë në evente të poezisë. Ai në poezi ishte mbret.

Me tepër me bënte përshtypje, ai kudo që shkonte merrte fleshin për të vendosur muzikë. Ai padashur kthehej në një magjistar.

Unë e kam njohur që në 79. Në 79 luaja filimin “Radiostacioni” dhe Mirushi aty luajti rolin e një punonjësi të “Radiostacionit”. Unë aty e pashë dhe kuptova se kush ishte Mirush Kabashi.

Mirushi na bëri krenar edhe në botë me figurën e “Sokratit”, tregoi se Shqipëria ka aktorë të nivelit botëror. Ka fituar çmime kudo që ka qenë” tha aktori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *