27 Dhjetor, 2024

Timo Flloko: Sa mirë që njeriu nuk e di kur do vdesë, ne mendojmë se jemi të përjetshëm

 Timo Flloko: Sa mirë që njeriu nuk e di kur do vdesë, ne mendojmë se jemi të përjetshëm

Aktori i madh Timo Flloko, u pyet se çfarë mendon për raportin që njerëzit kanë me vdekjen.

Sipas Fllokos, të gjitha përpjekjet tona në jetë janë si një lloj “sfide ndaj fundit të jetës”.

-Raporti i njeriut me vdekjen, duket sikur ne shqiptarët sidomos nuk jemi të mësuar për raportin me vdekjen, askush nuk në botë nuk mund të mësohet, është universale. Por ne kemi një lloj bestytnie më shumë. Qëllon ndonjëherë të mendosh ose të mundosh të reflektosh mbi raportin me vdekjen dhe jetën?

Timo FllokoPse jo, sigurisht! Në sensin filozofik njeriu përpiqet që ta shmangë vdekjen, mos ta mendojë. Në fakt të gjitha përpjekjet që bën në jetë janë si të thuash shprehje e sfidës që i bën ai vdekjes.

-Një tentativë për t’i ikur jetës…

Timo Flloko: Absolutisht po! Megjithatë vjen një moment që gjërat precipitojnë, vjen mosha, koha për të ikur nga kjo jetë. Por, është një gjë që ka një shpresë njeriu, veç religjionit…

Flloko rrëfeu po ashtu se beson se ka “një shtysë të madhe në këtë botë, se përndryshe nuk do kishte kuptim gjithçka shohim”.

-Ju besoni?

Timo Flloko: Unë besoj në mënyrë hegeliane se po e them kështu. Besoj që ka një shtysë në këtë botë, diçka… Se si ka mundësi që nga krijesa më e vogël, më e imët milingona e deri te elefanti, balenat të kenë të gjithë një organizëm ku të gjitha organet të kenë funksionet e veta, të padiskutueshme dhe gjithçka të jetë në një harmoni absolute. Si është e mundur kjo, si është e mundur?!

Askush nuk e di ditën kur do të vdesë. E për këtë, aktori thotë: Sa mirë që se di! Sepse njeriu mësohet, ne shkojmë në një ceremoni funerale, ndahemi nga të dashurit, nga miqtë dhe të gjithë ikim me idenë se ne jemi të përjetshëm. Në fakt, gjërat janë ndryshe…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *