7 Tetor, 2024

“Do të më ngelë peng tërë jetën”, aktori shkodran mes lotësh për vdekjen e Zef Dedës: Më këputi këmbët

 “Do të më ngelë peng tërë jetën”, aktori shkodran mes lotësh për vdekjen e Zef Dedës: Më këputi këmbët

Aktori i njohur Edmond Halili mes lotësh foli për miqësinë e tij prej vitesh me Zef Dedën, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ai tha për gazetarin Senad Nikshiqi se i kishte ngelur peng që nuk e kishte takuar ditët e fundit Zefin, madje që ky i fundit e kishte kërkuar.

“Kemi qenë që fëmijë bashkë që njihemi. Kemi qenë shok të mirë dhe kolegë. Kemi ndarë skenën. Nuk e takova kur bëra shfaqjes. Pasi u mora me gjithë organizimin.

Pasi mbaroi shfaqja ika në shtëpi. Kur erdha në Shkodër nga ora 9 e 30 të mëngjesit, u futa te hyrja në kat të dytë, takova një djalë me çantë. Ai tha; Zefi na la. Më erdhi keq, se erdha nga Durrësi ta takoja, por…(qan).

I kishte thënë; si nuk erdhi Mondi nuk më takoi. Më ka përmendur në momentet e fundit. Më ka ngelur peng, më mirë mos të ma thoshte gruaja e tij (qan). Do më ngel peng tërë jetën”, tha ai.

“Nuk e dija që ishte rëndë dhe doja të shkoja për një kafe. Në kat të dytë doli një djalë me çantë. Më tha jam infermier. E pyeta si është Zefi? Më tha na la. Sa dha shpirt. Më këputi këmbët” tregon për gazetarët Halili.

Ata ishin miq të ngushtë. Halili tregon dhe bisedën me bashkëshorten e Zef Dedës.

“Zefi të kishte në gojë. Si s’po vjen Mondi të më takojë se më ka këputur këmbët” tregon ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *