27 Dhjetor, 2024

Debati për filmat e komunizmit, Roza Anagnosti: Kush janë këta, që duan ndalimin e filmave tanë?

 Debati për filmat e komunizmit, Roza Anagnosti: Kush janë këta, që duan ndalimin e filmave tanë?

Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti, ka folur disa kohë më parë, për nismën që pritej të dorëzohej në Parlament mbi disa filma të kohës së komunizmit, të cilët do t’i presë një tjetër fat, rregullim, me anë të një shpjegimi, por jo ndalim, siç thoshte nismëtari Agron Tufa.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit.

Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake, dhe vijnë tani këta…”,­ tha aktorja në një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në Fokus”.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje.

Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,­ thotë aktorja.

Vetë Tufa, sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre.

Filmat e periudhës së diktaturës komuniste, një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese, lënduese, shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë.

Nuk kemi thënë që duhen ndaluar por shpjeguar, nga shkalla e propagandës duhet t’i paraprihet me një bisedë shpjeguese, që të shpjegojnë kontekstin për brezin e ri”, tha ai.

2 Comments

  • Filmat janë art i pazëvëndësueshëm. Filmat janë një dokument i realitetit të atij sistemi për të gjitha brezat që vijojnë. Janë histori!

  • Periudha e socializmit ne shqiperi si ne shume fusha evolutive edhe ne kinomatografi solli nje zhvillim artistic te niveleve shume te larta.
    Formimi I nje plejade artistes qe studiuan ne Bashkimin Sovjetik krijuan istitutun e arteve ku studiuan dhe u formua brezat e mbrekullushem te aktorve qe mund te thuhet me plot gojen artiste ne vileve boterore.
    Tematikat educative te atyre filmave jane aktuale dhe sot .
    Filmat me permbajtje histories te luajtura me mjeshteri jane gure themeli ne artin kinematografik.
    Si mund te mos cfaqesh filmin Mesonjtoria ku pasqyrohet lufta e patroteve shqiptar per gjuhen shqipe ku interpretimi brilant I Roza Anagnostit e ka perjetsuar kete film.
    Si mos te cfaqesh filmi i mbrekullushem Yjet e neteve te gjata ku interpretimi I aktores Tinka Kurti qe tregon nje nene heroike te pa epur qe sidon vdekjen e djalit te saj.
    Si mos te cfaqesh filmin paralle nga e kaluara, qe sa here qe e shikon mund te qeshesh.
    Filmin Gjeneral gramafoni e shume filma te tjere me tematike nga lufta e dyte botrore.
    Ku mund te prodhohen tani me filma te tille qr do kishin nje kosto shume te larte.
    Lerni popullin te vendos .
    Filmat qe nuk pelqehen nuk shikohen.
    Po ne rast se pelqehen eshte duhen shfaqur.
    .
    Mos hidhni poshte nje trashegimi artistike qe I ka rezistrar kohes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *