6 Tetor, 2024

Degradim, nuk ka fjalë tjetër

 Degradim, nuk ka fjalë tjetër

Nga Ilir M. Pilku

– Dje Luizit dhe Olta Gixharit iu shtrua tapeti i kuq ne pallatin e Kongreseve, per nje film qe nuk do ta shikoj kurre, thjesht per vlerat e tyre njerezore.

Nje pompozitet i jashtezakonshem, ku bileta kushtonte 100 euro personi. Modeli i ri i shoqerise se sotme.

– Po dje ne sallen e Opera Baletit, jepej nje super shfaqe me rastin e 100 vjetorit te sopranos Maria Callas, dhe salla ishte gjysem e mbushur.

Luante orkestra simfonike dhe kori i TKOB-it, me drejtues te huaj dhe shqiptare.

– Nderkohe qe na kane mbetur akoma artiste me fame kombetare dhe pertej kufinjve, si artistet e popullit Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Viktor Zhusti etj., te cilet nuk kane marre vleresimin e duhur ne lartesine qe ato meritojne.

Nuk kam pare kurre qe kjo plejade te marre respektin sic ndodhi dje ne Pallatin e Kongreseve.

Sot, ne keto kohera, e besoj qe degradimi i shoqerise financohet pa limite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *