26 Dhjetor, 2024

Agron Llakaj: Ne bënim art, sot budallai është bërë i pari i fshatit. Të jesh injorant, sot është titull

 Agron Llakaj: Ne bënim art, sot budallai është bërë i pari i fshatit. Të jesh injorant, sot është titull

Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të humorit shqiptar, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim që Agron Llakaj është një ndër themeluesit e tij këto 30 vitet e fundit.

Një jetë në skenë, një jetë pranë publikut të cilin e ka bërë për vete me batutat e tij, duke na shkaktuar të qeshura pa fund, por edhe të përlotemi shpeshherë falë mjeshtërisë së paraqitjes së realiteteve paradoksale në të cilat jetojmë.

Por si është për një aktor të jetojë dhe shpeshherë të mbijetojë në treg, në një kohë kur rrjetet sociale prodhojnë aq shumë komedinë të vetëshpallur?

I ftuar në studion e Brikena Priftit, ai foli për këtë temë dhe më konçiz dhe të drejtpërdrejtë se kaq, zor se mund ta kishim dëgjuar ndonjëherë.

“Budallain në fshat nuk e njihte njeri dhe doli Facebook-u, Instagram-idhe Tik Tok-u dhe u bë i pari i fshatit.

Unë kam një personazh në “Al Pazar” çfarë ka ky të veçantë? Ky është budalla mo, çfarë thua! Të jesh budalla është titull sot”,- tha Llakaj.

1 Comment

  • Cdo te thone paradoksale se nuk e kuptojme .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *