Unë të akuzoj, Florian Binaj: Ti je një nga përgjegjësit e degradimit të artit në Shqipëri
Nga Altin Dangëllia
Florian Binaj, që prej disa kohësh tashmë e ka lënë rolin e humoristit dhe drejton një emision, ku çdo javë bën edhe një monolog, këtë radhë kishte prekur një problem të drejtë.
Atë të degradimit të artit në Shqipëri, ku çdo njeri që ka klikime, sot e quan veten artist.
Ai fliste edhe për artistë të shitur, duke nënkuptuar ata që pranuan shembjen e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një të ri.
Nuk përmendte emra, por dihet që e kishte me Robert Ndrenikën, Luftar Pajën, Tinka Kurtin, Margarita Xhepën, Luiza Xhuvanin e një sërë emrash të mëdhenj të artit shqiptar, që ishin dakord për shëmbjen e Teatrit të vjetër, me kusht ngritjen e një të riu, në të njëjtin vend.
Tani të bësh moral, është paksa e vështirë, pasi duhet të jesh në rregull për vete që të gjykosh të tjerët.
Por meqë bërja e moralit është kthyer në një sport masiv në Shqipëri, pse mos ta provojë edhe Florian Binaj.
Vetëm se ka zgjedhur një temë paksa delikate.
Se kur flet për njerëz që kanë shkatërruar shijet artistike në vend, ai është një ndër kryesorët në këtë vend, me shfaqjen e Portokallisë.
Për vite me radhë, na kanë shitur një banalitet për humor, ndërkohë që të vinte pështirë, por edhe rëndë nëse ndodheshe me familjarë në shtëpi, të ndiqje Portokallinë.
Flori ishte një prej kryesorëve të kësaj shfaqje, që më shumë se humor, ishte pornografi (vazhdon ende ndërkohë).
Ndaj kur drejton gishtin ndaj të tjerëve, Flor mirë bën ta drejtosh edhe nga vetja.
Pastaj kur shkon deri aty sa t’i thuash personaliteteve të tillë si Ndrenika, Xhepa, Kurti, Paja etj, sit ë shitur, duhet të kesh guxim të madh. Dhe natyrisht, edhe fakte.
Se ja fjala vjen, edhe për Florian Binajn mund të themi se është shitur, pasi ca kohë më parë ai u shfaq në krye të disa protestave kundër rritjes së çmimeve.
Dhe na tha se do të dilte vazhdimisht në protesta.
Por hoqi dorë shumë shpejt, sapo siguroi një punë të mirë në një universitet të afërt me pushtetin dhe filloi emisionin e tij, po në një television afër pushtetit.
A mund të themi ne në këtë rast se Flori u shit, siç akuzon ai Robert Ndrenikën me shokë? Sigurisht që po, por kur akuzon dikë, duhet të kesh fakte.
Fakte të cilat Flori nuk i ka kur akuzon të tjerët, por megjithatë ai e bën.
Për të vazhduar akoma me moralin, meqë Flori ka vendosur t’iu bëjë të tjerëve.
A është morale që t’iu bësh të tjerëve moral, nga një television që është ngritur me para korrupsioni? Pra t’iu bësh të tjerëve moral, ndërkohë që ti vetë paguhesh nga para korrupsioni, dhe kjo gjë dihet botërisht, pasi pronari i atij televizioni është shpallur non grata nga SHBA!
E pra, është e kollajtë të akuzosh e të bësh moral, por kur ngre dorën e drejton gishtin ndaj të tjerëve, kujtohu se ke drejtuar dhe tre gishta në drejtim të vetes.
2 Comments
Ti o artistic nuk krahasohesh as me pordhet e atyre artisteve te medhenj we ka nxjere Shqiperia…
Aman kush i shkruan krto pacavur se na e shpifet fare