Mike apo rivale? Kjo foto e Rajmonda Bulkut dhe Luiza Xhuvanit flet vetë
Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani janë dy nga aktoret më të dashura shqiptare.
Në foton e mësipërme, ato janë bërë bashkë me Zamira Kitën, Natasha Selën dhe një mike të tyre, teksa kanë drekuar si mikesha.
Ato shihen të buzëqeshura, teksa pozojnë para fotografit.
Edhe pse gjithmonë është thënë se ato janë rivale, duket se nuk është kështu.
Profesioni i ka bërë mike, madje edhe shumë të mira.
Kujtojmë që Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku kanë qenë dy yjet e kinematografisë shqiptare në fillim të viteve ’80.
Jo vetëm të talentuara, por dhe dy nga aktoret më të bukura, ato shiheshin nga publiku si dy rivale.
Por me sa duket, ky perceptim ka qenë i gabuar, pasi dy aktoret e njohura janë mikesha të ngushta.
Rivalitetin duket se e kanë pasur vetëm në politikë, ku njëra ka qenë deputete e PD dhe tjetra e PS.