6 Tetor, 2024

Debati për Teatrin e ri, si u përplas Robert Ndrenika me Andi Bushatin: Ty nuk të dihet gjinia, je zonjë apo zotëri

 Debati për Teatrin e ri, si u përplas Robert Ndrenika me Andi Bushatin: Ty nuk të dihet gjinia, je zonjë apo zotëri

Kjo fushatë zgjedhore rikthehu edhe njëherë debatin për Teatrin Kombëtar.

Belind Këlliçi premtoi se do ta ndërtonte ashtu siç ishte, në vendin që ishte.

Premtim që sigurisht që nuk do të mbahet, pasi ai nuk fitoi.

Por Teatri është bërë objekt akuzash të rënda këto vitet e fundit, madje dhe ndaj një kollosi si Robert Ndrenika.

Ai u akuzua nga Andi Bushati, si i blerë nga Erion Veliaj.

Kjo bëri që aktori të bënte një reagim të pazakontë ndaj Bushatit.

Ndrenika thase Bushati ka shpifur për të dhe e paralajmëroi të mos i dalë përballë “deri në 7 metra”.

“PARALAJMËRIM!!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!)

MOS u merr me SHPIFJE kundra meje.

Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë)

Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit!

Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh!!!

Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja”!!!

Robert Ndrenika…dhe vazhdim…”, shkroi Ndrenika.

Por ky debat vazhdon ende sot e kësaj dite, duke qenë se Teatri ende nuk është ndërtuar pasi u prish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *