“Bab, s’mund ta besoj që ke ikur” – I biri kujton Guljelm Radojën
“Është e vështirë pa të . Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”.
Tregonte kështu pak javë më parë në një intervistë për Report TV pianisti i njohur Red Radoja, për të atin, aktorin Guljelm Radoja…
Tre vjet larg ikjes fizike të aktorit Guljelm Radoja, i biri e kujton përmes një foto të hershme të të dyve.
“Kaluan dy vjet”, shkruan ai përbri fotos.
Aktori Guljelm Radoja u nda nga jeta në 5 maj të vitit 2021 për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.
Ai konsiderohet si një nder aktoret me te medhenj shqiptare.