“Do të të fusim djalin në burg” – Denoncimi: Si e kërcënuan Bujar Asqeriun
Deputeti Agron Shehaj thotë se aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti.
Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt, tha ai.
Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t’i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit.
“Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit.
Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg.
Po të them se si njerëzit detyrohe, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin”, tha ai.