Të kesh turp Enver Hoxha
Nga Suela Hodo
Nuk di në më degjon o Enver Hoxha (por u hap besimi fetar dhe i bie te jesh gjalle ne boten tjeter) te kesh turp se e bëre të njohur kete vend ne bote, si vend komunist dhe sigurove buken per popullin tend, pa u bere lecke kudo ( sot jemi te ngopur me miell ngjyra ngjyra, me bojen qe ngjyrosje leshin e qylymave zotrote ) …
Turp te kesh qe nuk shite det e te merrje borxhe neper Europe, për të na e bërë jetën më të lumtur!
Turp te kesh qe nuk hape kufijte e vendit e te bridhnim rrugeve si cifutet pa identitet (askush nuk na njeh per qytetare europiane).
Turp te kesh per universitetet … ku nuk dite te shisje diploma dhe te nxirrje me teper mjekë te paafte … gjykates seksere … infermiere qe te qepnin si thes post operacionit … ekomomiste qe nuk do dinin tabelen e shumezimit ….
Legen burre … pa le, ishe dhe homosexual… turp te kesh qe nuk legjitimitove martesat mes te njejtit sex, plac ne vend, me degjon?!
Turp te te vije … qe rrogat i kishe cope cope … Sot ka rroga qe s’ta merr mendja, po ka dhe nga ata qe marrin 17 000 ne muaj dhe, po te bejnë nje konvertim me kohen tende, eshte 10 fish me e ulet se rroga 50 lekshe e nje kooperativisti ….
Turp te kesh … legen burre, qe kurre nuk tregove te verteten. Shqiperia jone nuk eshte 28 000 km2 … por 72 000km2 … dhe qe ne paskemi qene pronare tokash te gjithe, duke ia kercyer njeri tjetrit ne mbivendosje …
Turp te kesh … qe nuk lejoje percen, sot rruget jane plot me vajza te vogla me ferexhe (nga inati i yt i martojme vetem brenda fese se tyre, nuk mekatojme me) … po kemi djem trima qe ne emer te besimit shkojne mercenare ne Siri … jo si ti, qe i coje 2 vjet ushtar per te mbrojtur kufijte e vendit te tyre.
Sot s’kemi kufij per miqte tane europiane, amerikane, aziatike, afrikane, etj etj … sa here iu ngrefet vijne të na shk**dhejne dhe ikin … po nuk mbaron ketu (per inatin tend) ne na duhet vize te shkojme te ata, se u pelqen te na i bejne shk…n * ne keto troje, iu pelqen shume e i eksiton pa fund …
Turp te kesh o Enver Hoxha … une nuk te njoha mire se isha femije ne kohen tende … ose, me sakte, femija i katert ne familjen time, prinderit me punonin, babi s’kish dashnore … as mami ….
Po ku i lije ti … m’i fusje ne burg o legen burre, iu iku jeta me njeri- tjetrin … duke bere femije e duke i çuar ne shkollat e tua komuniste … pa iu dhene shansin per te te dhene ndonje lek per nje diplome …!
Kam lexuar shume per ty keto kohe … por keto qe po t’i them askush nuk i thote ….
Ore akoma frike te kane ty?!