Akuzat e Alida Hiskut se e pë*dhunuan në burgjet e komunizmit, çfarë thoshte Maks Velo
Disa kohë më parë, këngëtarja e njohur Alida Hisku rrëfeu se si ajo dhe të burgosurat e tjera përdhunoheshin në burgjet e komunizmit.
Deklarata e saj tronditi opinionin.
Ky debat është rikthyer sërish këto ditë, por çfarë thoshte Maks Velo për akuzat e Alida Hiskut.
“Përdhunimi ishte i pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithësesi një femër e pranishme.
Kjo sepse Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritjes më e njëjta gjë.
Ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë.
Pra, edhe nëse dikush do të donte, nuk kishte guxim sepse ishte i zhdukur”, thoshte i ndjeri Maks Velo.
Edhe Sherif Merdani e pati mohuar këtë gjë, duke thënë se ishte e pamundur.
Por se si është e vërteta, vetëm ata që kanë vuajtur ne burgje e dinë.
Për shkak të asaj çka keni jetuar e gjithë atyre që mund të keni dëgjuar, ju e njihni mirë situatën e asaj kohe. Keni ndjekur gjithashtu rrëfimin e këngëtares Alida Hisku, e cila pretendon se është përdhunuar, por që me sa duket më pas kërkon të tërhiqet prej asaj që ka thënë. Si funksiononte, është dëgjuar për raste përdhunime grash në burgje?
Kjo është e pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithsesi një femër e pranishme.
Kjo sepse Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë. Pra, edhe nëse dikush do të donte, nuk kishte guxim sepse ishte i zhdukur.
Si e kishte pësuar?
Një ngjarje e hershme në ’48, në Mirditë, ishte një lab që bënte çnderime pasivisht, por sapo u zbulua, u var. Për së jashtmi ose jo, puna e nderit ka qenë e rëndësishme që në kohën e partizanëve dhe kjo gjë dihej.
Megjithatë, dhuna nuk mund të mohohet…
Jo, këtë nuk e mohoj sepse së pari, e kam provuar vetë dhe e kanë dokumentuar më pas shumë të tjerë, burra e gra, por përdhunime jo, nuk ka dalë më sot asnjë rast, nuk kam dëgjuar askënd të thotë se është përdhunuar një grua, të paktën jo brenda ambienteve të hetuesisë.
A, po, kjo gjë mund të ndodhte jashtë, por në shumicën e rasteve kanë qenë vetë gratë që u shkonin nga mbrapa hetuesve.
Për të pasur lehtësira prej kësaj?
Po patjetër, njëra ishte me biografi të keqe e në atë mënyrë do ta ndreqte, një tjetër mund të kishte përfitime të tjera. Si këto po, ka raste plot, sidomos në internime.
Madje, mund të them se ata brigadierët e lopëve kanë bërë kërdinë shumë më tepër se këta të tjerët që i kishin nëpër burgje a hetuesi.
Nuk keni dëgjuar ju në asnjë rast që ndonjë hetues të jetë përfolur për çështje të tilla?
Po, kam dëgjuar, por e përsëris, këtë mund të guxonin ta bënin vetëm jashtë dhe ka fare pak gjasa që ta bënin pa dëshirën e gruas.
Ishte një hetues në Spaç, Dh.Sh., i cili u përfol se u hoq nga puna pikërisht për këtë arsye, por edhe ai nuk ka guxuar të bëjë asgjë brenda mureve të burgut, e para sepse ata spiunonin të gjithë njëri-tjetrin, nuk dije nga të ruheshe e nga të fshiheshe.
Fjalë ka plot edhe për të burgosur homoseksualë, por as ky rast që ndonjë polic të ketë dhunuar ndonjë të burgosur mashkull nuk është dëgjuar.
Nëpër kartelat e Arkivës së Shtetit ka në fakt pafund raste të dënimit të burrave për homoseksualizëm. Kaq të shumtë ishin?
Po, kishte homoseksualë, kishte hajdutë, ordinerë, nga të gjithë. por kjo nuk do të thotë që mund të bënin ç’të donin. Për shembull ne, kur hymë në burg, na morën ato pak gjëra që kishim si orën, rripin e pantallonave, stilolapsin a ç’na gjendeshin me vete.
Të gjitha këto ata i ruanin për të na i dhënë sërish ditën që do të dilnim. Flitej në burg për një polic hajdut që thuhej se merrte pjesët e orëve të mira dhe i ndërronte jashtë.
Dua të them, mund të ndodhnin gjëra të këtij niveli, por jo që të të humbiste ora. Kujtoj njëherë një të burgosur që kur doli, nuk i punonte më stilografi sepse ishte tharë boja e ai pretendonte ta kishte ashtu siç e kishte dorëzuar edhe pas njëzet vitesh burgu.
Për rastin konkret, çfarë mendoni?
Mendoj që është shumë e thjeshtë për t’u zgjidhur. Zonja të shkojë të marrë dosjen në Ministrinë e Brendshme dhe aty ka të zbardhur çdo gjë. Le të na tregojë se kush ka përdhunuar kë. Por problemi nuk është kaq i ngushtë sepse këta po errësojnë të vërtetën.
Nuk ke ç’i shton diktaturës në Shqipëri me mitomanira sepse ka qenë vërtet e keqe vetë. Lëre pastaj që është kontradiktore në ato që thotë, më duken deklarata anormale.
Paska pasur dhe një ditar, prej të cilit e ka pësuar, por le të dalë të na e tregojë njëherë ç’ka shkruar kaq të rëndë në atë ditar. Ka sharë Enverin a, ka qenë e pakënaqur me istmin, çfarë ka shkruar, ku është ditari? Por nuk është vetëm kjo, artistët kështu janë në përgjithësi…
Si janë artistët? Ju jeni një prej tyre…
Po, por unë nuk dal të them tani pse bëri filani kështu e ashtu atëherë. Ashtu bëri se nuk kishte si të bënte ndryshe.
Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë nëse do të qëndroje brenda rregullave.
Do të haje e do të shkoje në punë, kaq. Këto rregulla të ishin dhënë ato do të zbatoje.
Ne që nuk i zbatuam, patëm fundin që patëm, por ata që shpëtuan duke u lëpirë, të mos dalin tani të shajnë e të viktimizohen.
Le të dorëzojnë njëherë ato tituj e ato dekorata që kanë marrë nga sistemi, pastaj ta sulmojnë.
Unë nuk dënoj askënd pse ka bërë çfarë ka bërë atëherë, unë i dënoj tani që shesin broçkulla së koti.
Pse e bëjnë këtë gjë tani?
Sepse kërkojnë lavdinë edhe atëherë kur nuk e meritojnë. Kalon koha dhe fillojnë të shpikin sepse kështu bëhen të lakmuar, kthehen në heronj. Këto janë shfaqje heroizmi dhe njerëzit i duan heronjtë sepse janë të pavdekshëm.
Kam frikë që kjo gjë ka për të vazhduar gjatë e për t’u fryrë edhe nga të tjerë, sepse ashtu siç ishte sëmundje diktatura, është edhe heqja e saj, ja këto simptoma ka.
Këtu ka plot njerëz që i dinë gjërat mirë, por kanë zgjedhur të mos flasin, ka edhe nga ata që i thonë disa gjëra, janë edhe këta që shpikin. Mund t’ju përmend Zef Shoshin, që ka bërë pikturën e Enver Hoxhës, unë atij i jap dorën sepse i ka thënë gjërat ashtu siç kanë qenë.
As më detyruan e as më urdhëruan, e bëra pikturën se desha dhe pikë. Jo po i thashë kështu e më tha ashtu, lëpiheshin të gjithë e mirë bënin se ndoshta ashtu mund të mbijetonin, por tani mos hajde të përrallisësh.