“E kam amanet nga baba” – Djali i Ndrek Lucës iu bën rrugën 20 mijë dukagjinasve
Ai është një ndër biznesmenët më të mëdhenj.
Por prapë, të gjithë e njohin si djalin e aktorëve të mëdhenj Ndrek dhe Mimika Luca.
Dhe normalisht, ai e ka për krenari për këtë gjë, sepse nuk është gjë e vogël të jesh djali i dy artistëve kaq të mëdhenj.
Ndërkohë së fundmi, Gjergj Luca ka bërë një gjest për t’u vlerësuar.
Ai ka lobuar për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, e cila do t’i shërbente gjithë zonës dhe gati 20 mijë banorëve të saj.
Luca thotë se rruga do të fillojë verën e ardhshme dhe tashmë është arritur marrëveshja.
Ai është shprehur se e ka amanet nga baba, i ndjeri Ndrek Luca, që të ndihmojë për ndërtimin e kësaj rruge.
Kujtojmë që dhe vetë Gjergj Luca, studimet i ka pas bërë për aktor, ashtu di sy prindërit e tij.
Gjë që tregon se ky vend do të ishte bërë më i mirë, nëse do të kishim më shumë artistë me pozitë.