Aktorja e humorit: Në Shqipëri po s’pate dashnor drejtorin, mbetesh pa punë
Aktorja e humorit, Renada Caci dhe moderatorja Daljana Sejdia janë përfshirë në një diskutim mbi faktin se sa e rëndësishme është të qenurit i/e bukur për t’u pranuar në ekranet shqiptare, gjatë një emisioni të disa kohëve më parë.
Aktorja u shpreh se “bukuria në Shqipëri të hap rrugë”, ndërsa theksoi se për të qenë pjesë e ekranit duket patjetër të kesh 13 kg silikon në buzë dhe të kesh hequr nja 13 brinjë për të zvogëluar belin. Natyrisht, shpesh edhe drejtorin apo pronarin dashnor.
Por me këtë arsyetim, nuk ra dakord moderatorja sportive, e cila u shpreh se “në ekran ka vend për të gjithë, jo vetëm për vajzat e bukura”.
Renada Caci: Bukuria në Shqipëri të hap rrugë, duhet të kesh buzë të fryra dhe sy bojë qielli që të jesh aktore kryesore në një film. Shyqyr nuk jam moderatore sepse duhet të isha patjetër një super yll që të isha moderator shumë e mirë.
Daljana Sejdia: Jo, mendoj se ka vend për të gjithë në ekran, jo vetëm për vajza të bukura
Renada Caci: Është bërë bozë ky kriteri kohët e fundit që një femër pa hequr nja 30 brinjë anash dhe pa formuar bel, pa pasur 13 kg sikolon në buzë nuk mund të jetë një moderator, pa i vënë gishtin askujt. Ka zënë frikshëm tregun.
Moderatoret duhet të jenë patjetër të bukura.
Daljana Sejdia: Kemi një lloj diversiteti, nuk bie dakord me të
Renada Caci: Sot janë futur rëndom dhe frikshëm klikimet.
Daljana Sejdia: Nuk jemi televizion rumun ose bullgar, pa dashur, kam një standart të bukurisë për vajzat dhe janë shumë të ekzagjëruara në ndërhyrjet kirugjikale. Kurse ne kemi vend për të gjithë.
Renada Caci: Ti shikon artiste dhe moderatore shumë të talentuara që rrinë në shtëpi dhe na shikojnë nga ekrani
Daljana Sejdia: Nuk është standart vetëm bukuria, por meritokacia që në vendin tonë mungon.
Renada Caci: 30% meritokraci ka mbetur këtu.