27 Dhjetor, 2024

Rrëfimi i aktores Mirketa Çobani: Një javë bllokova grupin e xhirimit pasi nuk doja të puthja kolegun, më detyroi ministri i Kulturës

 Rrëfimi i aktores Mirketa Çobani: Një javë bllokova grupin e xhirimit pasi nuk doja të puthja kolegun, më detyroi ministri i Kulturës

Emisioni “Rrefimi Juaj” sjell në këtë puntatë nga Teatri Skampa në Elbasan historinë dhe rrëfimin e artistes Mirketa Çobani.

Talenti i Mirektës u spikat që në vogëli, teksa u ngjit në skenën e Teatrit Skampa si një kengëtare.

E lindur në një familje patriotike dhe ushtarake, ku babai i saj ishte drejtori i komisariatit të policisë se Elbasanit, ëndrra e Mirketës ishte te ndiqte hapat e babait duke vazhduar arsimin e larte në degën ushtarake.

Por, Mirkita do ta gjente veten në listën e nxënësve te cilët do të konkurronin ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Edhe pse nuk ishte përgatitur për këtë konkurs ajo shkoi dhe e fitoi të drejtën për të qenë studente e Institutit të Larte të Arteve.

Jeta e saj si studente ka qene tepër e vështirë pasi pedagogët gjithmonë i drejtoheshin me fjalë fyese. Për Mirketën janë bërë gjithashtu dhe fletë rrufe në mesin e Tiranës. Karakteri i saj i fortë i trashëguar nga familja beri që Mirketa të thyente barrierat dhe të vlerësohej nga qytetarë të thjeshtë të Tiranës.

Më pas Mirketa do të bëhej pjesë e Kinematografisë Shqiptare, në filma që ende dhe sot e kësaj dite janë në memorien e shumë shqiptareve.

Filmi i parë i Mirketes do të quhej “Horizonte të Hapura” me regji të  Viktor Gjikës. Filmi bazohej në ngjarje reale, në Portin Detar po punohej për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Ky film do te kthehej në një sfide profesionale për Mirketën, pasi ajo do te duhej t’i jepte një puthje Robertit për të shprehur dashurinë e saj kundrejt tij.

Kjo puthje ishte tepër e vështirë për të dhe refuzonte ta kryente. Grupi xhirimit ka ndenjur 7 ditë i bllokuar, me pas me urdhër të anëtarëve të partisë ajo vendosi që t’i jepte puthjen, por jo siç ishte ne skenar.

Ndonëse filmi u mirëprit në çdo kinema të Shqipërisë, sërish Mirketa u ndesh me fjale ofenduese, dhe këtë here nga vetë vajza e Enver Hoxhës, e cila ishte ne kinema për të parë filmin. E prekur nga fjalët, Mirketa nisi një debat me të, ku për fat nuk u ndëshkua.

“Para babait tim asnjë njeri nuk ekzistonte. Edhe mamit i thoja: Mbylle gojën, lërë babin të flasë. Por, kur u bëra nënë i kërkoja mamit më fal. Babi shante Enver Hoxhën. Me mua ishte si shok, mik, çdo gjë ma thoshte mua dhe unë atij. Nuk mbanin të fshehta me njëri-tjetrin. I thoja më ndoqi ky, më ndoqi ai.

Gjëja më e vështirë për mua ishte puthja me Adem Reknën. Mentaliteti i asaj kohe e quante gjë amorale. Aktori e luan atë pjesë, nuk është se dashuron vërtet, aktori mund të jetë dhe babai i saj, shoku. Nuk e puth vërtet, bën një zgjidhje teknike, asgjë më shumë. Një javë plot për ta xhiruar nuk e bëja dot puthjen e kisha të vështirë.

Puthja ishte momentale, nuk e dija që duhet ta bëja. Më thonin: Puthe!

I thashë që nuk ma keni dhënë skenarin ta lexoj. Erdhi ministri i Kulturës, ishte nga Elbasani dhe më tha: Mirketë bëje se do bëhet nami i zi. Më ka çuar partia se ke harxhuar metra pafund për filmin. Më tha do paguash cent për cent filmin ose do të fusin në burg. I thashë ‘jo ore’ në burg. Në momentin e fundit e bëra, por nuk e putha ku donin ata, por në cep të buzës.

E vetmja që më kritikoi në momentin që  filmi po jepej premierë, ishte Pranvera Hoxha, e bija e Enver Hoxhës. Unë iu ktheva dhe i thashë: Ti kujton se e bëra unë? Unë e kam bërë me urdhër të partisë. Nuk kam dashur të puth Robertin, nuk ke asnjë të drejtë të më ofendosh. I thanë dhe shoqet e veta: Bëre gabim që e kritikove. Unë nuk kisha frikë, iu vërsula menjëherë nuk kisha frikë.

Dhe agjentët që e shoqëronin më rrethuan. Pranvera i tha: Largohuni, ikni se është faji im.

Më vjen keq që nuk kam qenë prezentë në familje. Kam lindur vajzën dhe për 40 ditë kam dalë në skenë. Vajzën e mbante punëtorja pas skenës. Më vjen keq se kam qenë nga mëngjesi në darkë në Teatër. Suporti më i madh ka qenë burri im, ka qenë i dedikuar ndaj meje dhe familjes. Ndihmonte për çdo gjë, nuk më thoshte asnjëherë çfarë po bën, fëmijët duan të hanë”, tha mes të tjerave aktorja e njohur ne intervisten e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *