27 Dhjetor, 2024

“Margarita Xhepa dhe Xhaviti më vinin gjithmonë në shtëpi”, rrëfimi: Si më ndihmuan aktorët kur takova prindërit e burrit

 “Margarita Xhepa dhe Xhaviti më vinin gjithmonë në shtëpi”, rrëfimi: Si më ndihmuan aktorët kur takova prindërit e burrit

Aktorja e njohur, Florinda Mazreku është bërë nostalgjike dhe ka folur për kohën kur punonte në Teatër.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo zbuloi se ka pasur edhe vështirësi, pasi kishte aktorë egoistë.

“Ka pasur dhe vështirësitë e veta jeta në Teatër. Unë nuk kam qenë asnjëherë egoiste, por aty ka pasur disa aktorë që kanë qenë tepër egoistë në atë çfarë bënin.

Unë nuk ndjehesha fare dhe kur kaluan shumë e shumë vite, shikoja moshën dhe thoja:

‘Unë kam punuar shumë e më shumë se këto, si mund të më dali përpara një njeri që unë jam futur që fëmijë në Teatër, që 17 vjeçe dhe dola një grua’”, tha Mazreku.

Më tej, ajo zbuloi se ka krijuar dhe miqësi të ngushtë, pasi dikur ishin si një familje.

Mazreku madje ka ndarë dhe një episod ditën kur takoi për herë të parë prindërit e bashkëshortit dhe aktorët e ndihmuan.

Sakaq, Florinda shtoi se miqësia mes tyre shkonte përtej teatrit, pasi Margarita Xhepa dhe bashkëshorti i vinin gjithmonë në shtëpi.

“Ne kemi ngelur shumë pak mike. Më përpara ne kemi qenë jashtëmase të lidhura me njëra-tjetrën.

Unë për shembull kisha drejtor Gjikë Kurtiqin, drejtori i tretë që erdhi në Teatër.

E di ça atmosfere krijonim ne me njëri-tjetrin? Mendo ti, kanë ardhur të gjithë te dasma ime.

Ose përpara se të shkoja unë që do të fejohesha, unë kisha një shfaqje në Teatër përpara dhe në darkë do të prezantohesha me prindërit e burrit tim.

E kupton që ata më mbanin si fëmijë, më rregullonin dhe më mësonin: ‘Shiko, duhet t’i thuash kështu’. Moj, çfarë të them unë.

Për shembull, Xhavit Xhepa me Margaritën vinin gjithmonë në shtëpinë time, njiheshim familjarisht dhe me burrin tim.

Ishin kohë të tjera”, zbuloi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *