6 Tetor, 2024

Djali i Rikard Ljarjas kujton të atin: Nuk te them lamtumirë, do të të them si çdo ditë ‘Ciao Tado’

 Djali i Rikard Ljarjas kujton të atin: Nuk te them lamtumirë, do të të them si çdo ditë ‘Ciao Tado’

Djali i Rikard Ljarjas, aktorit të madh shqiptar, ka emocionuar me një status për të atin, duke kujtuar ndarjen nga jeta të tij, katër vite më parë.

Ai është shprehur se ai është larguar fizikisht, por nuk largodhet dot nga ai shpirtërisht e do të jetë gjithmonë me të.

“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirt im, o shoku im i vetëm.

S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal.

Nuk te them lamtumirë, do të them si cdo ditë “Ciao Tado”, do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona.

Prehu në paqë o bab se drita e shpirtit tënd është me mua”, shkruan djali i Rikard Ljarjas.

Kujtojmë se aktori i njohur  u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare katër vite më parë.

Me këtë rast, regjisori dhe miku i tij Mevlan Shanaj, bëri një dokumentar për Rikard Ljarjan, për ta përjetësuar aktorin e madh, të cilit nuk i tha dot lamtumirë për shkak të situatës së krijuar nga Covid.

1 Comment

  • Pershendetje Leka Bungo! Ĵ Uroje te gezoni shendet te plote e te mire! Kjo per ju une them se sot njerzit qe punojne nuk i duane. Ndaje une te theme ” mos puno aq shume se bije ne sy” sic na thoshje ti atehere! Te uroje qe te jeniamtive sic jeni se puna te jep shendet! Perqafime!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *