Një foto e rrallë e Eglantina Kumes 17 vjeç dhe rrëfimi: S’e besoja që po luaja krah Naim Frashërit e Rikard Ljarjas
Kjo është një foto unike në 70mm e aktores shqiptare Eglantina Kume (lindur më 1950) në filmin artistik shqiptar, “Ngadhnjim Mbi Vdekjen” prodhuar në vitin 1967.
Ky film do të sillte interpretimin e saj të dytë si protagoniste vetëm në moshën 17 vjeçare, pas filmit Duel i heshtur prodhuar po në vitin 1967.
Në një intervistë të aktores lidhur me këtë film ajo do të shprehej:
“Xhirimet në qytetin e Gjirokastrës ishin shumë të vështira për mua.
Përveç përgjegjësisë, kisha dhe emocione të forta, pasi interpretoja përkrah aktorëve të njohur Naim Frashëri, Edi Luarasi apo Rikard Ljarja, fotot e të cilëve dikur i koleksionoja me aq dashuri në albumet e mia”.
“Skena e parë që xhiruam në tarracën e kalasë së Gjirokastrës ishte soditja e qytetit pas torturave të gjermanëve”, kujton Egla.