27 Dhjetor, 2024

Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku, përballë llumit të sulmeve: Një paralele e përbashkët e dy aktoreve të njohura

 Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku, përballë llumit të sulmeve: Një paralele e përbashkët e dy aktoreve të njohura

Nga Altin Dangëllia

Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, janë padyshim dy nga aktoret më të mira shqiptare.

Ato konsiderohen si dy yje, të cilat shkëlqejnë ende sot e kësaj dite.

Por dy aktoret e njohura kanë edhe një tjetër të përbashkët.

Të dyja ato janë përfshirë në politikë.

Rajmonda Bulku u bë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.

Luiza Xhuvani po ashtu u bë deputete e Partisë Socialiste po në atë periudhë.

Por aktorja e dashur u detyrua të linte mandatin e deputetes, pas ngjarjes së tmerrshme me të birin e saj, që nën efektin e drogës vrau katër persona.

Ndërsa Luiza u tërhoq përfundimisht nga politika, për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, Rajmonda Bulku është rikthyer sërish.

Kjo ka bërë që Bulku të sulmohet ashpër, duke i kujtuar se po mbështet një njeri të korruptuar, të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Por edhe në këtë, si Xhuvani, dhe Bulku, kanë një të përbashkët.

Sepse edhe Luiza kur ndodhi ajo ngjarje e tmerrshme, u sulmua egërsisht nga mbështetësit e partisë tjetër, duke e bërë përgjegjëse atë se kishte rritur një djalë të papërgjegjshëm, apo se i biri kishte përfituar politikisht prej së ëmës, pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje tjetër kriminale.

Madje, edhe sot, kur faqja Aktorët shqiptarë postoi një foto të saj, shumë komentues i kujtuan pikërisht historinë e djalit dhe hoqën një paralele pse Bulku sulmohet, dhe ajo jo.

Fakt është se politika në Shqipëri është një terren i egër dhe nuk pyet as për dy ikona si Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani.

Ato bëhen përgjegjëse, për vepra që nuk janë të tyret.

Ky është çmimi që duhet të paguajnë, pse janë personazhe të njohura.

Një çmim i padrejtë, por që ato e kanë përballuar me dinjitet.

1 Comment

  • Zotëri, prindërit mbajnë përgjegjësi(morale) për veprimet e fëmijëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *