26 Dhjetor, 2024

Vajza “yll e bukur” e Enver Hoxhës dhe aktorja e “Bllokut”

 Vajza “yll e bukur” e Enver Hoxhës dhe aktorja e “Bllokut”

Nga Altin Dangëllia

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Grida Dumën, aktorja Rajmonda Bulku tregonte një përballje që kishte pasur me vajzën e Enver Hoxhës në bulevard.

Në intervistë, Bulku shprehej xheloze pse vajza e Hoxhës ishte bërë “yll e bukur”, pasi kishte qenë në një vizitë jashtë shtetit.

Bulku aludonte se ajo mund të kishte bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

Dhe pas përballjes, Bulku kishte shkuar në shtëpi e revoltuar përse jeta është kaq e padrejtë.

Vini re me kujdes!

Në intervistë ajo nuk ankohet as për gjëndjen ekonomike të vendit, as për mungesën e lirive etj etj.

Ajo ishte e revoltuar pse vajza e Enver Hoxhës, ishte bërë më e bukur se ajo.

Kjo gjë i dukej një padrejtësi e madhe.

Sepse ajo, aktorja e “Bllokut”, konsiderohej si një ndër vajzat më të bukura në Tiranë.

Dhe nuk mund ta duronte dot faktin, që të kishte një tjetër më të bukur se ajo.

“Ajo është vajza e mbretit i thashë dhe mund të shkojë ku të dojë, por unë kam që 16 vjeç që bëj filma i thashë (vjehrrës), dhe punoj vetë.

Dhe jam aktore dhe artiste, dhe filmat e mi i shohin të gjitha i thashë.

Dhe unë bëj një jetë tmerrësisht mjerane, i thashë.

Të ma linte mua atë pjesë të bukur të jetës, ta jetoja.

Ajo ka të drejtën të shkojë ku të dojë, por dhe unë kam të drejtën time, dhe nuk mund të jetoj kështu”, thotë Bulku në rrëfimin e saj.

Ndoshta ka të drejtë që ankohet, se jeta në diktaturë është tmerr, por ajo që nuk thotë zonja Bulku, është fakti se ai sistem e bëri atë një yll të pavdekshëm.

Ndryshe nga demokracia, kur ajo i provoi të gjitha, nga aktrimi, tek politika, dhe nuk ngjiti në asgjë.

Rrëfimi i fortë i Rajmonda Bulkut: Si u përballa me vajzën e Enverit. Unë xhirova qindra filma e bëja jetë mjerane

3 Comments

  • pirdh pirdh perse nuk u qave atehere kur i jati i aj te berei ashtu sic te beri

  • Po ti jetove bukur, nuk bere jete mjerane, shume djem e vajza talente me biografi jo te mire ishin me te zgjuarit e kohes por nuk ju jepej
    e drejta e studimit se ishin te persekutuar.
    Ndersa ti aktore me emer qe te shikonte e gjithe Shqiperia a nuk ishte kenaqesi per ty ?
    Kur ankohesh edhe ti mos mbete njeri pa u ankuar. Mosmirenjohese ndaj atij shteti qe te beri ty aktore, turp te kesh.

  • Ajo ka jetuar me mire se vajza e Enverit me vile tek rr. Elbasanit kur femrat e tjera shqiptare punonin ne bujqesi apo ne hekurudha, hapnin kanale etj. Nuk ke pse qahesh ti. Ato qe vuajten ne ate regjim vuajane edhe sot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *