6 Tetor, 2024

Unë jam rritur me filmat e tu Rajmonda Bulku, por sot më vjen turp dhe ndjej keqardhje për ty

 Unë jam rritur me filmat e tu Rajmonda Bulku, por sot më vjen turp dhe ndjej keqardhje për ty

Nga Aulona Pasho

Rajmonda Bulku hyn në atë brez aktoresh, me të cilën jemi rritur shumica prej nesh.

Ende sot e kësaj dite, filmat e saj shihen me admirim.

Por jeta e aktores, nuk është gjithmonë si në film.

Dhe kështu ka ndodhur edhe me Bulkun.

Pas rënies së komunizmit, si shumë të tjerë, ajo vendosi t’i hyjë politikës.

U bë dhe deputete madje, e Partisë Demokratike.

Vetëm se, fatkeqësisht, nuk solli asgjë të re në politikë.

Madje do të mbahej mend vetëm për një konferencë për shtyp, kur bënte si orë “tik tak, tik tak, tik tak” ndaj kryetarit të opozitës së atëhershme, Edi Rama.

Tani, pas shumë vitesh larg politikës, zonja Bulku ka vendosur të rikthehet sërish në politikë.

Vetëm se gjërat janë pak më ndryshe dhe njeriu të cilin ajo mbështet, është shpallur “non grata” nga vendi i ëndrrave.

Do të ishte e kuptueshme përfshirja e Bulkut në politikë në vitet ’90, pasi të gjithë shpresonim që të bënim një Shqipëri më të mirë atëhere.

Por është e pakuptueshme të përfshihesh në politikë tani, duke ndjekur një plak që ka dalë rrugëve jo për liri e demokraci, siç na thoshte në vitet ’90, por për hallet e veta familjare.

Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të fortë, por këtë ndryshim nuk mund ta sjellë njeriu që veç i ka bërë dëm këtij vendi dhe e ka si damkë të vulosur nga SHBA, që ka punuar veç për familjen dhe njerëzit e tij, jo për Shqipërinë.

Ndaj e dashur Monda, nëse do të shfaqesh si “Nëna Shqipëri” apo nëse synon vërtet të ndikosh për përmirësimin e Shqipërisë nëpërmjet përfshirjes në politikë, mirë do të bëje të gjejë rrugën dhe njeriun e duhur.

Jo një “non grata”, që të ka përdorur dhe po të përdor sërish fatkeqësisht, për të rregulluar sadopak imazhin e tij sterrë të zi.

Mos na bëj të humbasim dashurinë dhe respektin për ty, ti je më e madhe se çdo politikan, qoftë ky Berisha apo Rama.

3 Comments

  • Me eshte mbushur mendje se mbi 90%e ketyre figurave te njohura si Bulku,qe shkojne pas nongrates,dalin jo per Nenen Shqiperi,por te te ruajtur parate e fitur ne rruge korruptive.

  • Ka 10 vite qe nxihet vendi nga nji i semur mendor ER.
    1/3 e popullates ka lane vendin,papunesi,vorfni hajni e buxhetit e taksave tona.
    Berisha ka edhe gabim qe promovoi Bashen dhe Alibujkun e gjeldetin e Peqinit me shoke…plus kesaj ky PM e nxorri nga votimet e 14.5 tue ndikue te “komisioneri” dhe gjykatat e shituna dhe pa integritet ligjor.

  • U kuptua si dhe kush investoj shuma te medha parash te taksapaguesve shqiptare qe te shpallet Sali Berisha person non grata!
    Zyrtari i FBI i korruptuar do te ciceroj patjeter dhe do te shpjegoj ne detale shume “paqartesi”!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *