26 Dhjetor, 2024

Eva Alikaj: U kërkoj falje shqiptarëve, unë duhet të jem shembull gjithmonë

 Eva Alikaj: U kërkoj falje shqiptarëve, unë duhet të jem shembull gjithmonë

Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.

Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga “Vëllai i Madh”.

Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.

“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.

Mendoj se u skualifikova shumë shpejt.

Është faji im. Shpresova shumë të të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime.

Por gjithësesi kërkoj falje për sjelljen time.

Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë.

Por çdo njeri në familjen e tij ka moment që del nga vetja.

Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë (ta çaj kafkën).

Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë”, tha ajo.

Unë duhet të jem shembull“, tha Eva.

Aktorja e njohur la të kuptohet se ndoshta bëri gabim që hyri në Big Brother.

Vendimi i saj ka shkaktuar debate të shumta në rrjet.

Shumë komentues thonë se ajo nuk duhej të kishte hyrë, pasi përfaqëson elitën e artit shqiptar, ndërsa Big Brother konsiderohet si një shou që mbledh “llumin”.

 

2 Comments

  • Eve je shembulli brilant i kinematografisë shqiptare ,ti meriton respekt e para.

  • Znj. Eva Alikaj ! Jeni nje nga artistet e medha te skenes shqiptare te aktrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *