7 Tetor, 2024

Aktori i njohur: Mezi mbyll muajin e pres ditën kur do dalë rroga. Më vjen turp si kryefamiljar, se nuk siguroj dot të ardhurat për familjen time

 Aktori i njohur: Mezi mbyll muajin e pres ditën kur do dalë rroga. Më vjen turp si kryefamiljar, se nuk siguroj dot të ardhurat për familjen time

Aktori shqiptar Genc Fuga së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.

Ai thotë se është një sakrificë e madhe të jetosh në Shqipëri, ku e kë të vështirë si kryefamiljar të sigurosh të ardhurat për familjen.

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri.

Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave.

Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes.

Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.

****

Në fakt, të jetosh në Shqipëri, është një sakrificë e madhe. Sidomos kur je i ndershëm dhe jeton vetëm me rrogë si aktori ynë i dashur Genc Fuga, bashkë me të shoqen e tij.

Apo dhe shumë artistë të tjerë, që bëjnë sakrifica për të mbyllur mjain. Si gjithë shqiptarët e ndershëm, në fakt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *