“Kam rënë dy herë në dashuri me ty” – Mesazhi që e bëri të qajë Mevlan Shanajn
Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë.
Për këtë ai ishte i ftuar tek Rudina Magjistari, ku foli për filmat e tij, për familjen dhe në fund u përlot.
Ishte mesazhi i bashkëshortes prej një jete, poetes së njohur Natasha Lako, që e bëri të qante.
“Unë kam rënë dy herë në dashuri me ty.
Herën e parë nuk e tregoj, hera e dytë ishte kur pashë Mallakastrën.
Ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, por më zgjodhe mua.
Më bëri gruan e një regjisori dhe pastaj nënë të një regjisori.
Pastaj u bëmë edhe me një nip dhe një mbesë”, tha Natasha Lako.
“Nuk e dija që Natasha bëka gjëra pa më thënë.
Mendoja se m`i thoshte të gjitha”, tha i përlotur nga emocionet regjisori dhe aktori Shanaj.
Edhe pse kanë dekada të martuar, dashuria mes dy artistëve të mëdhenj sa vjen e shtohet.