26 Dhjetor, 2024

Mirush Kabashi flet se si portalet e “vdiqën” të gjallë: Mendova se çfarë po lë pas vetes dhe u gëzova se po lë emrin e mirë

 Mirush Kabashi flet se si portalet e “vdiqën” të gjallë: Mendova se çfarë po lë pas vetes dhe u gëzova se po lë emrin e mirë

Aktori i madh Mirush Kabashi, në një dalje së fundmi për publikun, ka folur edhe për problemet e tij shëndetëosre, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen.

I pyetur për problemet shëndetësore, aktori ka rrëfyer se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre, ka qenë një inkurajim i madh.

Gjatë rrëfimit të tij, i madhi i skenës shqiptare ka folur edhe për lajmet e publikuara në portale, se ai ndërroi jetë.

Madje një lajm i tillë i pavërtetë qarkulloi edhe pak javë më parë, pas Vitit të Ri.

Pra, dy herë, pa bërë asnjë verifikim, portalet kanë shkruajtur se aktori i madh ka ndërruar jetë, ndërkohë që ai ishte shëndosh e mirë.

Kabashi thotë se lajmet për vdekjen e tij, në fakt e kanë ndihmuar të reflektojë atë.

Ai thotë se në ato momente ka menduar për atë se çfarë ka lënë pas.

Dhe me krenari, thotë se ai që do të lërë pas vetes, kur të mos jetë më në këtë botë, është emri i mirë.

“Nuk e di nëse ishte një lapsus, por unë pata kënaqësinë të mendoj për atë që do lë pas.

Dhe ajo që do lë pas është kënaqësia më e madhe që do i lë vetes dhe familjes time, është emri im i mirë”, rrëfen Kabashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *