Historia e trishtë e “Benit ecën vetë”: Prindërit u ndanë kur isha i vogël, kisha dy nëna dhe dy baballarë
Në një rrëfim si kurrë më parë, aktori Herion Mustafaraj ka treguar historinë e ndarjes së prindërve të tij, kur ai ishte ende shumë i vogël.
I përlotur ai tregon sesi të gjithë tregonin për prindërit e tij si një çift i shkëlqyer.
“Gjynah, i kanë marrë më sysh, thoshin njerëzit”, i rrëfeu artisti moderatores Erjona Rusi.
“Ky ishte fati i jetës, pastaj babai u martua dhe nëna disa vite më pas po ashtu.
Kështu pas pak kohësh kisha 2 nëna dhe 2 baballarë.
Zonja Farushe që u martua me babin tim është një zonjë e përkryer.
Më donte më shumë se fëmijët e tjerë që bëri me babain tim.
Edhe burrin e mamasë nga ana tjetër e kisha si shok.
Ishte nga një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, shumë të kulturuar.
Ata ma bënë atë vështirësinë e ndarjes së familjes më të lehtë”, tha ai.
Herion Mustafaraj mbahet mend për rolin e tij tek filmi “Beni ecën vetë” dhe më pas nuk pati më role të mëdha.
Edhe pse ai nuk e tha, me sa duket divorci i prindërve mund të ketë ndikuar në ecurinë e karrierës së tij.
Jo vetëm kaq, por Mustafaraj pati dhe vetë fatin e prindërve të vet, pasi dhe ai është divorcuar nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe një gocë.
1 Comment
A. RUSI gjuha Shqipe ka fjalë sa t’duash, prandej sikur bujqit duhet ,,herrur arat- grurin nga barishtat. Pra edhe ti pastroje fjalorin në vend,, gjynah” është fja Shqipe shumë më e logjikshme dhe natyrale e së folmës sonë.