26 Dhjetor, 2024

Robert Ndrenika dhe Pavlina Mani rikthehen me serialin e dashur për shqiptarët

 Robert Ndrenika dhe Pavlina Mani rikthehen me serialin e dashur për shqiptarët

Lajmi se seriali “Njerëz dhe Fate” do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzoi të gjithë artdashësit. Së fundmi aktori i njohur Arben Derhemi ka qenë i ftuar në programin “Dola te Ola” në News24 dhe ka zbuluar detaje rreth serialit.

Arben Derhemi e cilësoi “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.

Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim.

“Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës” .

Derhemi tha gjithashtu se aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit, do të jetë gjithashtu në serial, por do të ketë edhe personazhe të tjera që do të jenë në krah të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *