Gazetari takon Mirush Kabashin: Deri sot, portalet e kanë vdekur 2-3 herë. Aktori: As vetë s’e di a jam gjallë
Gazetari Genc Ymeraj ka publikuar një foto me aktorin e njohur Mirush Kabashi, të cilin e ka takuar këto ditë.
Kujtojmë se pas Vitit të Ri, në disa portale u publikua lajmi se Kabashi kishte ndërruar jetë.
Gjë që normalisht nuk ishte e vërtetë, por për portalet rëndësi kanë klikimet, jo verifikimi i lajmit.
Dhe pikërisht për këtë, gazetari Ymeraj ka publikuar foton, duke bërë dhe humor të zi me aktorin e njohur, për faktin se portalet e kane vdekur dy apo tri herë deri më tani.
“Me thirri ne emer dhe shtanga.
“Mos je hije a fantazem”, me tundoi monologu i famshem.
“Nuk jam as vete i sigurt ndonjehere, nese jam gjalle”, beri humor te zi Mirush Kabashi, te cilin portalet e nderuara e kane vdekur dy-tre here.
“Do shkosh 150”, i thashe.
“Eshte kenaqesia juaj”, ma priti, me nje fjali qe e kam per zemer qe nga koha kur punonim bashke ne RTSH”, shkruan gazetari Genc Ymeraj.
Me këtë rast, ne i urojmë aktorit të njohur jetë të gjatë.
Sa më shumë lajme të pavërteta për të, aq më shumë i zgjatet jeta.