27 Dhjetor, 2024

Fati tragjik i Xhevdet Ferit dhe Shpresa Bërdëllimës

 Fati tragjik i Xhevdet Ferit dhe Shpresa Bërdëllimës

Ata kanë qenë dy nga aktorët më të rëndësishëm para viteve ’90.

Natyrisht, edhe shumë të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Shpresa Bërdëllimën dhe Xhevdet Ferin, të cilët kanë luajtur edhe në një film së bashku.

Është fjala për filmin “Era e ngrohtë e thellësive”, ku ata bien në dashuri me njëri-tjetrin në minierë.

Një film shumë i bukur, që shihet edhe sot me kënaqësi, ku veç tyre, luajnë edhe aktorë të tjerë të mëdhenj, si Kadri Roshi, Guljen Radoja, Vangjush Vurxhi etj.

Por ndonjëherë të mirët, Zoti i merr pranë vetes më shpejt se sa duhet.

Kështu ndodhi edhe me Shpresën dhe Xhevdetin.

Ata u larguan fizikisht nga kjo botë shumë shpejt, Shpresa 60 vjeç e Xhevdeti 59.

Për më tepër, u larguan pak muaj nga njëri-tjetri.

Ndaj ne duam t’i kujtojmë me këtë foto, ashtu të rinj e të lumtur si tek “Era e ngrohtë e thellësive”, meqë kishin edhe përvjetorin e largimit nga kjo botë.

Sepse ata mund të jenë larguar fizikisht, por ajo që kanë lënë pas do të mbetet përgjithmonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *