Pas problemeve me drejtësinë italiane, Elsa Lila kthehet në Tiranë me vajzën e saj, që është rritur dhe bërë kaq bukuroshe
Elsa Lila është rikthyer pas shumë vitesh për të kënduar në Festivalin e RTSH-së, aty ku ajo u bë e famshme.
Këngëtarja e dashur erdhi me këngën “Evita”, e cila i kushtohej së bijës.
Kjo e fundit ka qenë prezentë në sallën e koncertit dhe siç shihet nga fotot e mëposhtme, është rritur dhe bërë një vajzë bukuroshe.
Kujtojmë që Elsa Lila ka kaluar një periudhë të vështirë vitin e fundit.
Ajo u arrestua në Itali, si e përfshirë në një rrjet trafiku droge.
Por pasi qendroi rreth një muaj në burg, ajo u lirua.
Tashmë duket se këngëtarja e dashur e ka kaluar atë periudhë të vështirë të jetës së saj dhe i është rikthyer muzikës.
Dhe natyrisht vajzës së saj, e cila është motivi i jetës së saj.