27 Dhjetor, 2024

Historitë shokuese të Angelina Jolie: Nga humbja e virgjërisë 14 vjeç, tek puthjet me vëllain

 Historitë shokuese të Angelina Jolie: Nga humbja e virgjërisë 14 vjeç, tek puthjet me vëllain

Angelina Jolie së fundmi zuri faqet kryesore të mediave rozë, pasi duket se ka nisur një romancë me reperin 15 vjet më të ri se ajo, The Weeknd.

Prej vitesh ajo konsiderohet si femra më e bukur në botë, por jeta e Jolie ka disa zhvillime ‘shokuese’.

Jolie, e cila thotë se ka fjetur vetëm me 4 meshkuj në jetën e saj, 3 prej të cilëve i ka pasur bashkëshortë, ka një jetë të trazuar dhe të çuditshme seksuale.

Në një intervistë në vitin 2007, ajo ka deklaruar se ka qenë një fëmijë me prirje shumë seksuale dhe luante me puthje me djemtë.

Jolie ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë kur ka qenë vetëm 14 vjeç, me lejen e nënës së saj.

“Pa marrëdhënieve seksuale me të dashurin tim, emocionet nuk ishin shumë të mjaftueshme.

Për këtë arsye ne luanim me thika dhe gjakoseshim kur bënim seks”, rrëfente jolie në vitin 2013 për Cosmopolitan.

Në moshën 20-vjeçare ajo i hyn drogës dhe përdorte kokainë, ekstazi dhe LSD.

Në periudhën e saj të errët, ajo njihet me bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller, me të cilin u martua.

Por, ndërsa ishte e martuar, ajo pati një marrëdhënie lesbike me aktoren Jenny Shimizu.

“Unë do të isha martuar me të, nëse nuk do të isha bashkëshortja e Miller”, ka rrëfyer ajo.

Më pas, për shkak të kësaj marrëdhënie ajo u nda nga bashkëshorti.

Ajo shokoi botën një vit më pas, pasi u fotografua duke u puthur në buzë me të vëllain.

Puthje që u përsërit edhe më vonë.

Në vitin 2000, kur ajo u nderua me çmimin Oscar, ajo e hapi fjalimin me fjalët “unë jam kaq e dashuruar me vëllain tim”.

Atë muaj ajo filloi të shoqërohej me aktorin Billy Bob Thornton, dhe dy muaj më vonë ata u martuan në Las Vegas.

Por, pas një historie të trazuar, ata u divorcuan.

Në 2005 më pas vjen historia e madhe me Brad Pitt, i cili u divorcua nga aktorja tjetër e njohur Jennifer Aniston, për t’u martuar me Jolie.

Historia e tyre tashmë ka marrë fund, ndërkohë që tashmë Jolie duket se ka nisur një tjetër romancë, pas vitesh të tëra single.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *